Policia Elbasanit masa sigurie për ndeshjen Skëndërbeu - Dinamo e Zagrebit
Dinamo e Zagrebit, do të jetë kundërshtari i radhës i skuadrës së Skënderbeut të Korçës. Ky është verdikti, i shortit të UEFA Champions League që është hedhur në Nion të Zvicrës
![Policia Elbasanit masa sigurie për ndeshjen Skëndërbeu - Dinamo e Zagrebit](https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/Contents/2015/08/18/thumbs_b_c_a69ed39d7232c59d164614a3c41dfa5e.jpg)
TIRANË (AA) - Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin normal të ndeshjes Skënderbeu - Dinamo e Zagrebit , e cila do të zhvillohet më datë 19 gusht 201 në orën 20:45, në Stadiumin “Elbasan Arena”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia e Elbasanit nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat ka bërë të ditur se do të bllokohen disa segemte rrugore dhe ndalimi i qarkullimit të automjeteve.
Sipas policisë, hyrja e sportdashësve do të jetë dy orë para ndeshjes, me qellim shmangien e radhëve në hyrje për në stadium. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 140 punonjës policie nga FNSH-ja (Forcat e Nderhyrjes së Shpejtë), 40 punonjës policie, nga Sektori i qarkullimit rrugor, 140 punonjës policie nga Seksioni Rendit, 50 punonjës
Dinamo e Zagrebit, do të jetë kundërshtari i radhës i skuadrës së Skënderbeut të Korçës. Ky është verdikti, i shortit të UEFA Champions League që është hedhur në Nion të Zvicrës. Për të arritur deri këtu, Skënderbeu u kualifikua direkt në turin e dytë, për shkak të koeficientit të lartë që kishte. Në këtë tur, ajo eliminoi irlandezo-verioret Crusaders duke fituar në Korçë 4-1 dhe duke humbur në Irlandën e Veriut 3-2. Në turin e tretë, korçarët fituan dy herë me të njëjtin rezultat të pastër 2-0 me kampionen e Moldavisë Milsam.