Sport, football, archive

Prishtinë, Vokrri dhe Bogujevci dekorohen me "Medalje Presidenciale të Meritave"

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të dekoratës, Jahjaga ka përgëzuar kryetarin e FFK-së dhe ish-futbollistin me famë evropiane, Vokrrin, për gjithë kontributin e dhënë në karrierën e tij si sportist

04.12.2014 - Përdıtësım : 04.12.2014
Prishtinë, Vokrri dhe Bogujevci dekorohen me "Medalje Presidenciale të Meritave"

PRISHTINË (AA) – Sot në Prishtinë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekoruar me “Medalje Presidenciale të Meritave”, Fadil Vokrrin, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK-së) dhe Mehmet Bogujevcin, sekretarin e Federatës së Boksit të Kosovës dhe nënkampionin e botës në boksin amator (1978), thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës së Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të dekoratës, Jahjaga ka përgëzuar kryetarin e FFK-së dhe ish-futbollistin me famë evropiane, Vokrrin, për gjithë kontributin e dhënë në karrierën e tij si sportist, tani si zyrtarë dhe që do të japë edhe në të ardhmen. Sipas saj, kjo dekoratë është një vulë e atij kontributi dhe shteti i Kosovës gjithmonë do t’i nderojë ata që japin kontribut në fushën e tyre. “Unë ju premtoj ndihmën time dhe të shtetit të Kosovës për punën tuaj dhe do tëju përkrahim në rrugën e juaj drejt arritjes së synimeve tuaja”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Nga ana tjetër, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, duke e falënderuar presidenten e Kosovës tha se, ëndrra e popullit të Kosovës e cila ishte edhe ëndërr e të gjithë sportistëve kosovar, u bë realitet dhe sot kemi shtetin e Kosovës. “Ju falënderoj shumë për këtë mirënjohje që ma keni ndarë. Ky është kontribut i shumë brezave në sportin e veçmas në futbollin e Kosovës. Unë kam marrë edhe shumë mirënjohje në të kaluarën, por për mua kjo ishte mirënjohja më e çmueshme sepse vjen nga shteti im i Kosovës dhe presidentja e vendit tim. Unë dhe FFK-ja po punojmë dhe do të punojmë pa ndal deri në realizimin e synimeve tona anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar. Në këtë drejtim ju falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë Ju dhe shteti i Kosovës” tha Vokrri për të cilin kjo dekoratë, siç tha ai, është edhe një obligim që të punojë edhe më shumë në ecjen përpara të futbollit të Kosovës.

Pas ceremonisë së ndarjes së dekoratave në kabinetin presidencial, kryetari i FFK-së, Vokrri dhe sekretari i FBoxK, Bogujevci u pritën edhe në zyrat e Komitetit Olimpik të Kosovës, nga kryetari i këtij institucioni, Besim Hasani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın