Ekip
03 maj 2018•Përditësim: 03 maj 2018
SOCHI (AA) – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, theksoi se dëshiron të shohë Rusinë si luan futboll pa kompromis dhe me vendosmëri të fuqishme në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet këtë verë në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Është interesante se Rusia, si nikoqir i turneut, në garat e Botërorit hyn pa fitore në pesë ndeshjet e fundit miqësore.
Në takimin me Gianni Infantino, presidentin e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) dhe zyrtarët e Sochit, Putin tha, “Të gjithë shpresojmë se lojtarët tanë do të dorëzohen tërësisht në lojë, duke luajtur me fuqi të plotë, me vendosmëri të fuqishme dhe futboll pa kompromis, që tifozët e vlerësojnë dhe e duan”.
Rusia në një garë të madhe futbollistike nuk ka kaluar fazën e grupeve që nga Kampionati Evropian në vitin 2008 kur luajtën në gjysmëfinale. Në Kampionatin Botëror Rusia do të luaj në grupin “A” me kombëtaret e Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Uruguait.
Botërori do të mbahet prej më 14 qershor deri më 15 korrik të këtij viti.