Dejan Maksimoviç
25 dhjetor 2015•Përditësim: 26 dhjetor 2015
SARAJEVË (AA) - Kampioni botëror në peshëngritje, rusi Aleksei Lovchev, u pezullua përkohësisht pasi që ka dalë pozitiv në testin e dopingut, ka bërë të ditur Federata Botërore e Peshëngritjes (IWF), raporton Anadolu Agency (AA).
Garuesi rus rezultoi pozitiv në testin i cili u bë pas paraqitjes së tij në Kampionatin Botëror në Houston, në nëntor të këtij viti, ku theu dy rekorde botërore në kategorinë mbi 105 kg.
Vitaly Mutko, ministri rus i Sportit pretendon se hormoni i rritjes ipamorelin, substanca për shkak të cilës Lovchev u pezulluar, zakonisht përdoret në mjekësi.
Nga IWF kanë njoftuar se përveç Lovchevit edhe tre bashkëkombësit e tij nuk e kaluan testin e dopingut, dhe bëhet fjalë për Aleksei Kosov, Olga Zubova dhe Olga Afanaseva. IWF ka pezulluar edhe më parë disa garues për shkak të përdorimit të dopingut gjatë Kampionatit të kaluar botëror. Në mesin e tyre është edhe Un Guk Kim nga Koreja e Jugut, kampionati olimpik nga Londra 2012 në kategorinë deri 62 kilogram. Deri tani pozitiv në testet për doping kanë rezultuar 24 sportistë të cilët kanë marrë pjesë në Kampionatin botëror në Houston.