Doga Kirmizioglu
27 Tetor 2015•Përditësim: 28 Tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Federata Angleze e Futbollit (FA) ka nisur procedurë disiplinore ndaj ekspertit portugez të futbollit dhe trajnerit të Chelsea, Jose Mourinho, për shkak të kundërshtimit të arbitrit në ndeshjen kundër West Ham United, raporton Anadolu Agency (AA).
Mourinho dhe asistenti i tij, Silvino Louro në gjysmën e pjesës së parë me West Ham United, në të cilën Chelsea si mysafire ka humbur me 2:1, kishin shkuar në dhomat e zhveshjes dhe kundërshtuan gjyqtarin, ku pjesën tjetër të ndeshjes e ndoqën nga tribunat.
Kundër Jose Mourinhos dhe asistentit të tij Silvino Loura është ngritur procedurë disiplinore, sipas një deklarate nga Federata e Futbollit.
Gjithashtu, FA tha se kishte nisur procedura kundër dy ekipeve për dështimin që të kontrolloj reagimet e lojtarëve të tyre pasi që lojtari i Chelsea, Nemanja Matic në minutën e 44 pas kartonit të dytë të verdhë doli jashtë loje.
Të dy klubet kanë të drejtë të ankohet deri më 29 tetor.
Rikujtojmë se menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho mori një pezullim për një lojë dhe gjobë prej 50.000 paund me kusht, për komentet e gjykimit pas humbjes së klubit të tij nga Southampton 3:1, në fillim të këtij muaji.