Ekip
11 Tetor 2019•Përditësim: 11 Tetor 2019
Ka përfunduar me rezultat 0-0, pjesa e parë e ndeshjes mes Turqisë dhe Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për kampionatin e futbollit "Euro 2020", raporton Anadolu Agency (AA).
Të dyja skuadrat janë mbështetur nga tifozët e tyre duke krijuar atmosferë festive në stadium dhe jashtë tij.
Në pjesën e parë të ndeshjes në të cilën raste për të shënuar kishin të dyja skuadrat, arbitri i ndeshjes ndëshkoi 5 lojtarë me karton të verdhë, edhe atë dy nga kombëtarja turke dhe tre nga ajo shqiptare.
Lojtarët që bëjnë pjesë në skuadrat fillestare të kombëtareve janë si në vijim:
Turqi: Mert Günok, Mehmet Zeki Çelik, Kaan Ayhan, Merih Demiral, Umut Meraş, Mahmut Tekdemir, Emre Belözoğlu, Ozan Tufan, Hakan Çalhanoğlu, Burak Yılmaz, Cenk Tosun
Shqipëri: Thomas Strakosha, Berat Djimsiti, Kastriot Dermaku, Ardian Ismajli, Frederic Veseli, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Ermir Lenjani, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj, Ledian Memushaj
Për fazën eliminatore të "EURO 2020" Shqipëria dhe Turqia janë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.