Dejan Maksimoviç
01 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
MADRID (AA) – Doli se Gareth Bale e pret një pauzë më e gjatë nga sa kishte menduar Real Madridi, por edhe sa kishte pritur vetë ai, theksojnë mediat spanjolle. Megjithatë, gjatë operacionit të kyçit të këmbës, të martën, mjekët në Londër konstatuan se dëmtimi ishte më i madh nga sa mendohej fillimisht, prandaj shërimi i tij do të zgjasë katër muaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Bale u lëndua javën e kaluar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sportingut në Lisbonë dhe mendohet se shërimi i tij do të zgjasë dy deri në tre muaj. Deri më tani, Bale ka humbur ndeshjen e kampionatit kundër Sporting Gijon dhe ndeshjen e Kupës Mbretërore kundët Cultural Leonesa, dhe kthimin e tij në fushë pritet diku nga fillimi i muajit prill të vitit të ardhshëm.
Kjo padyshim është një lajm tronditës që do të dridhë ekipin e Real Madridit para ndeshjes të së shtunës kundër Barcelonës. Përveç derbit të madh Bale do të humbasë 14 ndeshje të tjera në La Liga, ndeshje të Kupës së Botës dhe ndeshje tjera të rëndësishme.