Dejan Maksimoviç
02 Nëntor 2015•Përditësim: 02 Nëntor 2015
LONDËR (AA) – Eksperti francez, Remi Garde emërohet menaxher i ri i Aston Villa-s. Në stolin e klubit nga Birminghami ai do të zëvendësojë Tim Sherwood të cilin e larguan ditë më parë, Anadolu Agency (AA).
Garde i cili për një kohë drejtoi Olyimpique Lyon, nënshkroi kontratë tre vjeçare me Aston Villa, kurse derbi i tij i parë do të jetë fundjavën e ardhshme në xhiron e 12-të të Premier League, kur do të presë Manchester City-in.
Ndeshjen e sotme të Aston Villa kundër Tottenham-it do ta ndjek nga tribunat.
Pas dhjetë xhirove Aston Villa ndodhet në fund të tabelës me vetëm katër pikë të fituara.