Sport

Roma shkarkon trajnerin Ivan Juriq pas vetëm 12 ndeshjeve

Roma është në kërkim të trajnerit të tretë të këtij sezoni, pasi pësoi humbje 3-2 si nikoqir ndaj Bolonjës, në ndeshjen e zhvilluar dje

Can Erözden  | 11.11.2024 - Përdıtësım : 12.11.2024
Roma shkarkon trajnerin Ivan Juriq pas vetëm 12 ndeshjeve

Ankara

Klubi italian i futbollit Roma shkarkoi trajnerin kroat Ivan Juriq pas vetëm 12 ndeshjesh në krye, transmeton Anadolu.

"Ne dëshirojmë të falënderojmë Ivan Juriqin për punën e tij të palodhur këto javët e fundit", tha Roma në një deklaratë, duke shtuar:

"Ai u përballua një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë, ne i jemi mirënjohës. Ne i urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen".

Roma tha se është në kërkim të trajnerit të tretë të këtij sezoni, pasi pësoi humbje 3-2 si nikoqir ndaj Bolonjës, në ndeshjen e zhvilluar dje.

Në shtator, 49-vjeçari Juric u angazhua nga Roma pasi klubi italian zëvendësoi Daniele De Rossin.

Juriq shënoi katër fitore, tre barazime dhe pesë humbje në 12 ndeshjet me Romën.

Roma tani është në vendin e 12-të në Serie A. Ata janë gjithashtu në vendin e 20-të në renditjen e UEFA Ligës së Evropës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın