Doğa Kırmızıoğlu
01 Shtator 2020•Përditësim: 02 Shtator 2020
Klubi futbollistik italian, Roma njoftoi se ka arritur marrëveshje me lojtarin armen, Henrikh Mkhitaryan i cili sezonin e kaluar luante për këtë klub, pasi ndërpreu kontratën me Arsenalin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e klubit thuhet se 31-vjeçari i cili ka arritur marrëveshje të ndërsjellë me Arsenalin për t'u ndarë nga klubi, edhe në sezonin e ri do të veshë fanellën e Romës.
"Pres me padurim të fillojë sezoni im i dytë në Serie A. E dua shumë qytetin, klubin dhe tifozët e Romës. Do të jap gjithçka duke shënuar gola në fushë", tha Mkhitaryan nga Twitteri.
Mkhitaryan sezonin e kaluar me Romën në 22 ndeshje shënoi 9 gola.