Savaş Güler
31 Janar 2018•Përditësim: 31 Janar 2018
KONYA (AA) - Futbollisti kamerunian, Samuel Eto'o, i cili është në axhendën e transferimit të klubit të Superligës Turke, Atiker Konyaspor, ka arritur në Konya, raporton Anadolu Agency (AA).
Eto'o, i cili është pritur nga zyrtarët e klubit në fjalë në Aeroportin e Konya-s, është pritur edhe nga tifozët e klubit gjelbër e bardhë.
Pritet që ylli kameruanian nesër të nënshkruajë kontratë me Atiker Konyaspor para stadiumit të tyre.
Eto'o ka luajtur për klube të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, Inter, Chelsea, ndërsa në pjesën e parë të këtij sezoni luante me fanelën e Antalyasporit.
Ai këtë sezonë shënoi 6 gola për Antalyaspor.