Bakir Tiro
26 shtator 2019•Përditësim: 27 shtator 2019
Sebastian Coe (62) është rizgjedhur si president i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF), raporton Anadolu Agency (AA).
Con nuk pati kundërkandidat në Kongresin e IAAF në Doha dhe kështu iu besua edhe një mandat katërvjeçar në krye të Federatës.
Britaniku, ish-kampioni i dyfishtë në 1.500 metra, është president i IAAF nga gushti i vitit 2015.
Kampionati Botërorë në Atletikë, i cili fillon nga nesër deri më 6 tetor do të mbahet pikërisht në Doha dhe me këtë rast edhe Kongresi u mbajt në kryeqytetin e Katarit, Doha.