Fatih Erel
21 Janar 2019•Përditësim: 21 Janar 2019
STAMBOLL (AA) - Numri një i botës së tenisit për femra, Simona Halep, u eliminua në raundin e katërt të turneut Australian Open nga tenistja amerikane, Serena Williams, transmeton Anadolu Agency (AA).
Williams, bartësja e 16-të e turneut të parë Grand Slam të sezonit, mundi 27-vjeçaren rumune, Halep, me rezultatin 2-1 në sete 6-1, 4-6 dhe 6-4, me çka i siguroi vetes një çerekfinale.
"Jam një luftëtare e paepur. Asnjëherë nuk dorëzohem", tha tenisitja 37-vjeçare pas ndeshjes.
Pas kësaj janë bërë të ditura të gjitha çiftet çerekfinale, ku bartësja numër 16, Serena Williams, do të ketë përballë bartësen numër 7, Karolina Pliskova.
Në ndeshjet tjera takohen:
Naomi Osaka (4) - Elina Svitolina (6)
Petra Kvitova (8) - Ashleigh Barty (15)
Danielle Collins (35) - Anastasia Pavlyuchenkova (44)