SHKUP (AA) – Sportisti më i suksesshëm shqiptar Shaban Tërstena i lindur më 01.01.1965 në Çair të Shkupit, ka arritur medaljen e artë në lojërat olimpike të vitit 1984 në Los Anxhelos të SHBA-ve dhe pas 4 viteve fitoi medalje të argjendë në Seul. Po ashtu ai fitoi medalje të argjend në vitet 1983, 1985, 1986 dhe medalje të bronztë në vitin 1982 dhe 1988, i cili sot është i harruar në shoqërinë e Maqedonisë, si dhe te ajo shqiptare.
Tërstena në një prononcim për Anadolu Agency (AA) thotë se çdo person kur arrin sukses ka edhe historinë e vet, edhe vet ai ka historinë e tij me fillim në vitet 1977, i cili është shpallur sportist i shekullit në Maqedoni dhe në hapësirën mbarë shqiptare. Ndërsa sa i përket sukseseve natyrisht se fjala talent është fjalë e madhe, mirëpo ajo fjalë është një ëndërr dhe mashtrim sepse zoti ka krijuar të gjithë njerëzit me talent, kurse për të arritur sukses të madh nuk mjafton talenti por duhet edhe punë.
“Si çdo njeri që ka idhullin e vet edhe unë kam pasur idhull shumë sportistë të dalluar, dhe ëndrra ime ka qenë të bëhem sikur ata. Në fund këto sportistë i tejkalova me suksese, që nuk e arrita me talent, por të regjistrohet emri i një shqiptari në historinë e botës me kushte jo të mira dhe të tejkalojë ato sportistë gjigant nga të gjitha shtetet e botës nuk ka fjalë që mundet të përshkruhet, mirëpo unë punova shumë dhe në fund nuk fitova asgjë. Për më shumë do të njoftoheni në librin që do të promovohet së shpejti në të cilin është historia dhe sukseset e mia”, shprehet Tërstena.
Sipas tij, sa i përket respektit çdo njeri duhet të respektohet, ndërsa shoqëria në këtë shtet të Maqedonisë si dhe shoqëria shqiptare më kanë respektuar, mirëpo në atë kohë ne shqiptarët kemi qenë të shtypur pa pasur lirinë e fjalës. Në anën tjetër respekti te unë ka qenë në nivel sepse kam arritur suksese të mëdha dhe kam qenë i fuqishëm, në mesin e 26 milion sportistëve kam qenë numër një dhe në mesin e dy olimpiadave unë jam bërë sportist i Jugosllavisë. Ndërsa sot është ndryshe, nuk i intereson aspak askujt se ekzistoj në këtë botë dhe çfarë suksesi kam arritur më parë. “Emri im si shqiptar përmendet në botë, ku duhet të krenohet çdo shqiptar” – thotë Tërstena.
“Bota respekton kampionin olimpik dhe sukseset e mia, veçanërisht në Turqi më respektojnë shumë. Turqia kohën e fundit është duke organizuar turne të shumta në të cilët kam qenë edhe unë. Këto turne organizohen në kushte shumë të mira të cilat financohen nga qeveria turke, dhe me këtë tregon që respekton kulturën dhe artin, dhe që është një popull i ngritur”.
Kampioni olimpik kosnideron se duhet pasur shumë kujdes sidomos kur shkruhet historia e sportit, sepse ajo duhet të bazohet vetëm në fakte, meqë shmangja e tyre nuk është profesionale, aq më tepër kur dihet se monografi të shumta në gjuhë tjera transmetojnë me përpikmëri faktet e jetës së tij sportive.
Sipas Tërstenës në brendinë e Enciklopedisë shqiptare, në pjesën ku informacionet i dedikohen kampionit olimpik Tërstena, ka të dhëna të cilat nuk përkojnë me të vërtetën e karrierës sportive të tij. “Janë shtrembërime dhe insinuate të papërgjegjshme të cilat sa janë tragji-komike aq janë edhe joprofesionale, është e papranueshme dhe e pandershme kjo qasje amatore, sidomos kur bëhen libra dhe fjalë të këtij niveli, që për autor kanë Akademinë e Arteve dhe të Shkencës së Shqipërisë. Me këtë lloj qasje, jo vetëm se përhapen të dhëna të pasakta mbi kampionin olimpik shprehet Tërstena, por edhe vet sporti në tërësi dëmtohet shumë. Është koha e fundit që jo vetëm sporti, por edhe çdo segment tjetër në shoqëri të trajtohet mënyrë profesionale, nga njerëz profesional dhe kompetent, me çka i thuhet ndal njëherë e përgjithmonë diletantizmin dhe amatorizmin në trajtimin e sportit në veçanti dhe segmenteve tjera në jetën shoqërore në tërësi” – kjo është një shprehje e revoltës dhe mllefit të Shaban Tërstenës ndaj të dhënave të deformuara ndaj tij në kuadër të Enciklopedisë shqiptare
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.