Bakir Tiro
12 Shkurt 2016•Përditësim: 13 Shkurt 2016
LONDËR (AA) - Sven-Goran Eriksson, trajneri i klubit kinez të futbollit Shanghai SIPG, theksoi se në ekipin e tij dëshiron të sjellë kapitenin e Manchester United dhe lojtarin e kombëtares angleze, Wayne Rooney, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave britanike, drejtuesit e Shaghai SIPG, Rooney-it i kanë ofruar pagë javore prej 500 mijë paund, e cila është pothuajse dy herë më shumë nga ajo sa aktualisht fiton në United.
"Ndoshta tani transferimi nuk është i realizueshëm. Megjithatë, kemi dëshirë të madhe që të angazhojmë Rooney-n", ka thënë Eriksson, i cili ishte trajner i Rooney-t nga viti 2001 deri në vitin 2006, në kohën kur shte trajneri i Anglisë.
Eriksson beson se, përveç Rooney-t, në kampionatin kinez në vitet e në vijim do të mund të luajnë edhe dy lojtarët më të mirë të kohës sonë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.