Yunus Kaymaz
17 Tetor 2025•Përditësim: 17 Tetor 2025
Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 19-të të sezonit, me Çmimin e Madh (Grand Prix) të SHBA-së, raporton Anadolu.
Gara do të zhvillohet me 56 xhiro në pistën me një gjatësi prej 5.513 kilometrash në Austin, kryeqytetin e shtetit të Teksasit në SHBA. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 21:00 ndërsa gara të dielën më 19 tetor në orën 23:00.
Deri më tani në Formula 1, piloti i McLaren-it, Oscar Piastri ka 7 fitore ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris 5, kampioni i fundit piloti i Red Bull-it, Max Verstappen 4 dhe piloti i Mercedesit, George Russell dy fitore.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:
- Pilotët
1. Oscar Piastri (Australi): 336
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 314
3. Max Verstappen (Holandë): 273
4. George Russell (Britani e Madhe): 237
5. Charles Leclerc (Monako): 173
- Ekipet
1. McLaren: 650
2. Mercedes: 325
3. Ferrari: 298
4. Red Bull: 290
5. Williams: 102