Planet për Superligën Evropiane filluan të shemben dy ditë pas shpalljes së saj ndërsa klubet angleze të futbollit Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham njoftuan të martën vonë se do të tërhiqen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Manchester City
"Klubi i anglez i futbollit Manchester City mund të konfirmojë se ka miratuar zyrtarisht procedurat e tërheqjes nga grupi i cili zhvilloi plane për Superligën Evropiane", tha City në një deklaratë.
Liverpool
"Klubi i futbollit Liverpool mund të konfirmojë që përfshirja jonë në planet e propozuara për formimin e Superligës Evropiane janë ndërprerë", njoftoi klubi i Merseyside. "Në ditët e fundit klubi ka marrë interpretime nga figura të ndryshme të rëndësishme, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, dhe duam t'i falënderojmë për kontributet e tyre të vlefshme".
Manchester United
"Manchester United nuk do të marrë pjesë në Superligën Evropiane. Kemi dëgjuar me kujdes reagimin nga tifozët tanë, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe figura të tjera të rëndësishme. Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar me të tjerët në të gjithë komunitetin e futbollit për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për sfidat afatgjata me të cilat përballet loja", njoftoi klubi.
Në një njoftim tjetër të klubit, Manchester United njoftoi se nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward do të tërhiqet nga pozita e tij në fund të vitit 2021.
Woodward u bashkua me United në vitin 2005 dhe u bë nënkryetar ekzekutiv në vitin 2012.
Arsenal
"Si rezultat i dëgjimit të juaj dhe komunitetit të gjerë të futbollit gjatë ditëve të fundit, ne po tërhiqemi nga Superliga e propozuar. Ne bëmë një gabim dhe ju kërkojmë falje për këtë", thuhet në postimin e Arsenalit në Twitter, duke përfshirë "një letër të hapur" për fansat e saj.
Chelsea
Një tjetër skuadër e Premier Ligës, Chelsea, gjithashtu filloi procesin e tërheqjes nga Superliga.
"Pas anëtarësimit në grup në fund të javës së kaluar, tani kemi pasur kohë ta shqyrtojmë çështjen plotësisht dhe kemi vendosur se vazhdimi i pjesëmarrjes tonë në këto plane nuk do të ishte në interesin më të mirë të klubit, mbështetësve tanë ose komunitetit të gjerë të futbollit", thuhet në deklaratë.
Tottenham Hotspur
"Ne mund të konfirmojmë që kemi filluar zyrtarisht procedurat për t'u tërhequr nga grupi lidhur me zhvillimet e propozimeve për Superligën Evropiane (ESL)", tha klubi anglez në Twitter.
"Na vjen keq për ankthin dhe shqetësimet e shkaktuara nga propozimi i ESL. Ne e ndjemë të rëndësishme që klubi ynë të merrte pjesë në zhvillimin e një strukture të re të mundshme që kërkonte të siguronte një lojë më të mirë të ndershme financiare dhe qëndrueshmëri financiare ndërsa ofronte rritje të konsiderueshme të mbështetjes për piramidën e gjerë të futbollit", tha presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy.
"Besojmë se kurrë nuk duhet të qëndrojmë në vend dhe se sporti duhet të rishikojë vazhdimisht garat dhe menaxhimin për të siguruar që loja që ne të gjithë e duam vazhdon të evoluojë dhe të entuziazmojë tifozët në të gjithë botën", tha ai.
"Ne duam të falënderonim të gjithë ata mbështetës që paraqitën mendimet e tyre të konsideruara", shtoi Levy.
Para njoftimit të City, kryeministri britanik Boris Johnson vlerësoi vendimin e klubeve për t'u larguar.
"Vendimi nga Chelsea dhe Manchester City është, nëse konfirmohet, absolutisht vendimi i duhur, dhe unë i përgëzoj ata për këtë", tha ai në Twitter. "Shpresoj që klubet e tjera të përfshira në Superligën Evropiane të ndjekin shembullin e tyre", tha Johnson.
Juventus, Milan dhe Inter nga Seria A italiane, Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid nga e La Liga spanjolle ende nuk janë larguar nga organizata dhe nuk janë prononcuar lidhur me planet e tyre të ardhshme rreth projektit pas largimit të klubeve angleze.
Superliga Evropiane
Të dielën vonë, gjigantët anglez të futbollit Arsenal, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Tottenham Hotspur, së bashku me Juventusin, Milanin dhe Interin dhe skuadrat spanjolle Atletico Madridin, Barcelonën dhe Real Madridin lëshuan një deklaratë të përbashkët ku shpalosën vendimin për krijimin e Superligës Evropiane.
Në deklaratë, klubet themeluese gjithashtu vendosën formatin e turneut vjetor.
Si FIFA ashtu edhe UEFA kritikuan ashpër vendimin e tyre.
Aleksander Çeferin, kreu i UEFA-s, organi drejtues i futbollit evropian, tha se lojtarët e ekipeve që do të luajnë në Superligë nuk mund të përfaqësojnë kombëtaret e tyre në Kupën e Botës FIFA dhe kampionatet evropiane të futbollit.
Në një fjalim të martën, Çeferin tha: "Sa i përket kësaj, unë do të doja t'u drejtohesha pronarëve të disa klubeve angleze. Zotërinj, ju keni bërë një gabim të madh".
"Disa do të thonë se e kanë bërë nga lakmia, të tjerët (do të thonë) përçmojnë arrogancën, moskokëçarjen ose injorancën e plotë të kulturës së futbollit të Anglisë. Por, në fakt, nuk ka rëndësi", tha Çeferin dhe shtoi se klubet kanë kohë për të korrigjuar gabimin e tyre.
"Ajo që ka rëndësi është se ka ende kohë për të ndryshuar mendjen tuaj. Të gjithë bëjnë gabime", theksoi ai.
"Egoizmi po zëvendëson solidaritetin. Paraja është bërë më e rëndësishme se lavdia, lakmia më e rëndësishme se besnikëria dhe dividentët më të rëndësishëm se pasioni", shtoi Çeferin.