Shtyhen ndeshjet në Serie A pas vdekjes së Papa Françeskut
Serie A njoftoi se ndeshjet janë shtyrë në një datë që do të caktohet në vazhdim

Istanbul
Katër ndeshje që planifikoheshin të luhen sot në Ligën e Parë të Futbollit Italian (Serie A) janë shtyrë pas vdekjes së Papa Françeskut, transmeton Anadolu.
Serie A njoftoi se ndeshjet janë shtyrë në një datë që do të caktohet në vazhdim.
Ndeshjet që u shtynë në javën e 33-të në Serie A janë Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio dhe Parma-Juventus.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.