Abdulbesar Ademi
30 shtator 2026•Përditësim: 30 shtator 2026
Kombëtarja e Sllovenisë ka mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 2-0, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Stozice” në Lubjanë, transmeton Anadolu.
Pasi pjesa e parë e ndeshjes kaloi pa gola, Sllovenia kaloi në epërsi në minutën e 55-të, kur Sandi Lovric shënoi golin e parë të ndeshjes.
Vendasit e dyfishuan avantazhin në minutën e 82-të, me golin e shënuar nga Aljosa Matko, duke vulosur fitoren 2-0.
Maqedonia e Veriut e mbylli ndeshjen pa shënuar, ndërsa Sllovenia regjistroi fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Ndeshja ishte pjesë e Grupit B1, ku bëjnë pjesë Zvicra me 6 pikë, Sllovenia me 4 pikë, Skocia me 1 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 0 pikë.