Övünç Kutlu
10 Shtator 2017•Përditësim: 11 Shtator 2017
NEW YORK (AA) - Sloane Stephens është shpallur kampione në finalen e turneut të fundit Grand Slam në tenis për këtë sezon, US Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Në finalen e turnet për femra që mbahet në New York, tenistja e 83-të, amerikanja Sloane Stephens, u përball me bashkëkombasen e saj Madison Keys, e radhitur në vendin e 15-të në ranglistën botërore.
Stephens, 24 vjeçe, arriti që për herë të parë të arrijë në finale të një turneu Grand Slam. Ajo triumfoi përballë Keysit me dy sete me rezultate 6-3 dhe 6-0.
Stephens, e cila muajin e kaluar radhitej e 957-a në ranglistë, në fjalën e saj pas fitores, tha se më 23 janar i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike. "Nëse atë ditë dikush do të më thoshte se këtë vit do të jem fituese e US Open, do t'i thoja se kjo është e pamundur", shtoi ajo.
Fitorja në këtë turne i solli Stephens shpërblimin në para prej 3,7 milionë dollarësh. Ajo falënderoi të ëmën e saj, duke i porositur prindërit që të mos heqin dorë nga fëmijët e tyre.
"Çfarë do që duan të bëjnë, ju çdo herë inkurajoni ata", theksoi Stephens.
Ndryshe, sonte në orën 22:00 (sipas kohës së Evropës Qendrore) zhvillohet finalja në kategorinë e meshkujve mes spanollit Rafael Nadal dhe jugoafrikanit Kevin Anderson.