Dejan Maksimovic
13 mars 2020•Përditësim: 14 mars 2020
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, deklaroi se Paul Pogba edhe sezonin e ardhshëm do të qëndrojë në klub, transmeton Anaodlu Agency (AA).
Pogba këtë sezon ka problem me lëndim në kyçin e këmbës, ndërsa ndeshjen e fundit nga totali 8 e ka regjistruar më 26 dhjetor. Paraprakisht nuk luajti nga 30 shtatori dhe dueli me Arsenalin.
Mesfushori lidhet me largimin nga Old Trafford veçmas për shkak të konfliktit të hapur të agjentit të tij Mino Raiola me Manchester United. Por, Solskjaer është i bindur se 26 vjeçari Pogba do të mbetet edhe sezonin e ardhshëm.
"Pogba është lojtari ynë. Ai ka edhe dy vite të tjera, me mundësinë e një zgjatjeje për një tjetër. Ashtu që mund të prisni që do të jetë përsëri këtu sezonin e ardhshëm", tha Solskjaer për mediat britanike.
Pogba u kthye në United nga Juventus në verën e vitit 2016 në një transferim prej 105 milion euro.