Fatih Erel
09 Shtator 2022•Përditësim: 10 Shtator 2022
Tenistja polake Iga Swiatek dhe ajo tuniziane Ons Jabeur do të përballen në finalen për femra të US Open, turneun e fundit Grand Slam të sezonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Tenistja e parë e botës 21-vjeçarja Iga Swiatek mposhti tenisten bjelloruse Aryn Sabalenk me rezultatin 2:1 në sete.
Nga ana tjetër tenistja 28-vjeçare Jabeur, e cila radhitet e pesta në listën WTA, triumfoi ndaj tenistes franceze Caroline Garcia me rezultatin 2:0 në sete duke u kualifikuar në finale.
Finalja e US Open për femra luhet nesër në New York.