Doga Kirmizioglu
31 Gusht 2017•Përditësim: 01 Shtator 2017
ANKARA (AA) - Klubi i Bundesligës gjermane Bayer Leverkusen ka transferuar mbrojtësin e ri të Olympiakos, Panagiotis Retsos, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e klubit gjerman thuhet se është arritur marrëveshje me Olympiakos për transferimin e futbollistit 19 vjeçar Retsos për një periudhë 5 vjeçare.
Sipas mediave gjermane, Bayer Leverkusen për Retsos i cili ka luajtur edhe në kategori të ndryshme të kombëtares greke dhe vlerësohet ndër lojtarët më të talentuar të së ardhmes do të paguajë 22 milionë euro.
Futbollisti grek sezonin e kaluar për Olympiakos ka luajtur në 34 ndeshje.