Emre Aşıkçı
07 Shtator 2020•Përditësim: 07 Shtator 2020
Kampionia e dyfishtë në Grand Slam, Naomi Osaka, është kualifikuar në çerekfinale të US Open 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Ylli japonez Osaka, 22 vjeçe, eliminoi Anett Kontaveit të Estonisë me setet 6:3 dhe 6:4 për t'u kalifikuar në fazën e radhës në turne.
Ndërkohë, kampionia e US Open 2016 Angelique Kerber është eliminuar nga turneu pas disfatës nga Jennifer Brady me rezultatin 6:1 dhe 6:4 në sete.
Gjithashtu, tenistja e gjashtë Petra Kvitova nga Republika Çeke dhe kroatja Petra Martiç, tensitja e tetë, janë eliminuar nga US Open.
Në kategorinë për meshkuj, tenisti gjerman Alexander Zverev mundi Alejandro Davidovich Fokina të Spanjës me 6:2, 6:2 dhe 6:1 në ballafaqimin që zgjati 1 orë e 34 minuta për të arritur në çerekfinale.
Tenisti kanadez Denis Shapovalov eliminoi David Goffin nga Belgjika me setet 6:7, 6:3, 6:4 dhe 6:3.