Can Erözden
29 Mars 2018•Përditësim: 30 Mars 2018
ANKARA (AA) - Referi turk i certifikuar nga FIFA Cüneyt Çakır dhe dy ndihmësit e tij Bahattin Duran dhe Tarık Ongun janë caktuar për të referuar në Kupën Botërore Rusi 2018, raporton Anadolu Agency (AA).
FIFA shpalli listën e gjyqtarëve të Kupës së Botës në faqen e saj të internetit.
Në kampionat janë angazhuar 35 gjyqtarë të tjerë nga Evropa, Azia, Afrika, Oqeania, Amerika e Veriut dhe Jugut.
Komiteti i Gjyqtarëve i FIFA-s gjithashtu zgjodhi 63 gjyqtarë ndihmës për Botërorin Rusi 2018.
Çakır ka referuar edhe më parë në Kupën Botërore 2014 që u mbajt në Brazil.
Ai referoi në dy ndeshje në fazën e grupeve dhe në ndeshjen e gjysmëfinales mes Holandës dhe Argjentinës.
Kupa Botërore 2018 do të fillojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 15 korrik.