Fatih Erel
24 Janar 2019•Përditësim: 25 Janar 2019
STAMBOLL (AA) - Beshiktashi do të përballet me Erzurumsporin të premten, ndeshje e cila shënon fillimin e xhiros së 19-të të ligës elitare turke në futboll, Spor Toto Super Lig, raporton Anadolu Agency (AA).
Medipol Basaksehir kryeson renditjen tabelare me 38 pikë, gjashtë më shumë se kampionët në fuqi Galatasaray dhe Evkur Yeni Malatyaspor, pas të cilëve renditen Kasimpasa, Trabzonspor dhe Beshiktashi me nga 29 pikë secili.
Galatasaray do të luajë kundër Goztepes të shtunën, ndërsa Fenerbahçe do të ketë përball Evkur Yeni Malatyasporin.
Në xhiron e 18-të, gjiganti turk Fenerbahçe që po kalon sezonin më të keq në historinë e tij barazoi në fushë të vet me Bursasporin 1:1, duke u larguar pak nga zona e rrezikuar.
“Kanarinat e Verdha” me vetëm 17 pikë të tubuara mbajnë vendin e 15-të në tabelë, 21 më pak nga lideri dhe vetëm dy më shumë nga zona e cila çon në një rang më të ulët.
Xhiro e 19-të mbyllet të hënën me ndeshjen në të cilën kryesuesi Medipol Basaksehir pret në fushë të vet Kasimpashan.
Java 19 :
- E premte:
Beshiktash - B.B. Erzurumspor
- E shtunë:
Istikbal Mobilya Kayserispor - Bursaspor
Goztepe - Galatasaray
- E diel:
Caykur Rizespor - Akhisarspor
Atiker Konyaspor - Antalyaspor
Demir Grup Sivasspor - Trabzonspor
- E hënë:
Fenerbahçe - Evkur Yeni Malatyaspor
Medipol Bashakshehir - Kasimpasha
MKE Ankaragucu - Aytemiz Alanyaspor