UEFA Liga e Kampionëve, tre emra spikasin si golashënuesit më të mirë të sezonit
Serhou Guirassy, i ekipit gjerman Borussia Dortmund, gjendet në krye të listës së golashënuesve më të mirë në UEFA Ligën e Kampionëve me 13 gola

Istanbul
FATİH EREL
Futbollisti nga Guinea, Serhou Guirassy, i ekipit gjerman Borussia Dortmund, gjendet në krye të listës së golashënuesve më të mirë në UEFA Ligën e Kampionëve me 13 gola, pavarësisht se ekipi i tij u eliminua nga turneu para gjysmëfinales, raporton Anadolu.
Skuadra gjermane humbi 4-0 nga Barcelona e Spanjës në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe u eliminua pavarësisht se fitoi ndaj ekipit kundërshtar 3-1 në ndeshjen kthyese me golat e Guirassy.
Edhe pse gjendet në krye të tabelës me hat-trick të shënuar kundër Barcelonës, futbollisti 28-vjeçar guinean, shpejt mund të humb vendin e tij, pasi dy futbollistë të klubit spanjoll po e ndjekin atë prej afër.
- Barcelona po dominon garën për golashënuesin më të mirë
Në garën për golashënuesin më të mirë përpara gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve paraqitjet e anësorit të majtë brazilian 28-vjeçar të Barcelonës, Raphinha dhe sulmuesit polak 36-vjeçar nga e njëjta skuadër, Robert Lewandowski, po tërheqin vëmendjen.
Në Barcelona, ekipi me më së shumti gola të shënuara këtë sezon, Raphinha gjendet në vend të dytë me 12 gola, kurse Lewandowski me 11 në rend të tretë.
Barcelona është skuadra që ka shënuar më shumë gola në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, me 37 gola të shënuar deri në gjysmëfinale. Klubet gjermane Borussia Dortmund dhe Bayern Munich ndjekin skuadrën spanjolle me nga 31 gola secili.
Përfaqësuesi anglez Arsenal dhe ai francez PSG që do të përballen në gjysmëfinale kanë shënuar nga 30 gola. Klubi italian Inter, me 19 gola arriti të ngjitet deri në gjysmëfinale.
Në gjysmë finale do të përballet Barcelona me Interin, si ekipet me më së shumti dhe më së paku gola të shënuar deri në fazën e çerekfinales.
Futbollistët që gjenden në 3 vendet e para ndeshjeve të gjysmëfinales janë si në vijim:
Vendi | Futbollisti dhe Klubi | Gola |
1 | Serhou Guirassy (Borussia Dortmund) | 13 |
2 | Raphinha (Barcelona) | 12 |
3 | Robert Lewandowski (Barcelona) | 11 |