Mutlu Demirtaştan
25 Dhjetor 2016•Përditësim: 26 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka shpallur emrat e 11 futbollistëve që në Ligën e Kampionëve kanë realizuar progres më të madh në formë, ndërsa si trajner është zgjedhur trajneri francez Zinedine Zidane, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ueb-faqen zyrtare të UEFA-s është publikuar ekipi i përbërë nga lojtarë të cilët në paraqitjet për klubet e tyre në sezonin e deritanishëm të Ligës së Kampionëve kanë realizuar ngritje më të madhe të formës, ndërsa në këtë ekip bëjnë pjesë tre futbollistë të Borussie Dortmund, nga dy lojtarë të Bayern Munchen-it dhe Barcelonës.
Portieri me ngritje më të madhe në formë është Alphonse Areola nga Paris Saint Germain, ndërsa vijën e prapme të mbrojtjes në këtë përbërje të Ligës së Kampionëve e përbëjnë Sergio Robredo dhe Samuel Umtiti nga Barcelona, dhe Victor Lindelof nga Benfica.
Katër lojtarë të mesfushës që kanë “shkëlqyer” në Ligën e Kampionëve janë Thomas Lemar (Monaco), Joshua Kimmich, Renato Sanches (Bayern) dhe Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund).
Në sulmin e ekipit të Ligës së Kampionëve që kanë realizuar ngritje më të madhe në karrierë janë edhe tre futbollistë edhe atë Christian Pulisic dhe Ousmane Dembele (Borussia Dortmund), dhe Andre Silva (Porto).
Trajneri me ngritjen më të madhe në karrierë është shefi i stafit teknik të Real Madridit Zinedine Zidane.