Bekim Laci
14 Qershor 2016•Përditësim: 15 Qershor 2016
NYON (AA) - Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka konfirmuar të martën se Rusisë i ka shqiptuar masën e “skualifikimit të pezulluar” nga EURO 2016 si pasojë e dhunës së shfaqur nga tifozët e saj në ndeshjen kundër Anglisë të dielën kur tifozët rus u futën në seksionin anglez të tribunave të stadiumit dhe rrahën ata, raporton Anadolu Agency (AA).
Masa e shqiptuar parashesh që në rast të përsëritjes së një incidenti të tillë gjatë këtij Evropiani, ekipi kombëtar i Rusisë do të përjashtohet nga EURO 2016, ndërkohë që Anglisë, Uellsit dhe Sllovakisë do t'u regjistrohen fitore me rezultatin 3:0.
Ndërkohë, Federata Ruse e Futbollit është dënuar me një gjobë në vlerë prej 115 mijë euro, ndërsa tifozët më radikal rus kanë filluar të deportohen nga Franca.
Në Marsej të Francës në trazirat e tifozëve që shpërthyen para dhe pas ndeshjes Angli-Rusi që u luajt në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit u lënduan 35 persona.
Dy minuta para fundit, një grup i tifozëve rusë çanë rrethimin e personelit të sigurimit që ndante dy grupet në stadium si dhe në video incizimet e postuara në Twitter shihet se si tifozët anglez ikin nga rusët të cilët i ndjekin duke gjuajtur pas tyre me objekte të ndryshme.