Dejan Maksimoviç
26 Nëntor 2016•Përditësim: 27 Nëntor 2016
MYNIH (AA) - Kuvendi i FC Bayern Munchen, në sesionin e saj vjetor që u mbajt të premten në mbrëmje, me shumicë absolute zgjodhi Uli Hoeness për president, me çka ky do të jetë mandati i tij i dytë në këtë pozitë, raporton Anadolu Agency (AA).
Madje 6.986 anëtarë të Kuvendit votuan për riemërimin e Hoeness-it ndërsa 108 ishin kundër dhe 58 abstenuan. Hoeness, zgjedhja e të cilit u ndoq me ovacione në sallën e Mynihut 'Audi Dome', pas emërimit si president foli shkurt: "Ju premtoj se nuk do t'iu zhgënjej".
"Bayern ka një përgjegjësi të madhe shoqërore. Për mua kjo është pjesë e familjes sime dhe më dha forcë që të përballojë vuajtjet e burgut. Unë bëra një gabim të madh dhe jam i vetëdijshëm për të, por kam bërë gjithçka që të shpaguhem. Kam bërë gjithçka që të mund të marrë një tjetër shans dhe tani jam këtu", tha ndër të tjera presidenti i ri i Bayern Munchen-it.