Mutlu Demirtaştan
25 Janar 2024•Përditësim: 26 Janar 2024
Skuadra e futbollit Ümraniyespor, që garon në rangun e dytë të futbollit turk, të njohur si Trendyol 1. Lig, emëroi ish-futbollistin e kombëtares franceze, Nicolas Anelka, si shef ekzekutiv (CEO), raporton Anadolu.
Në postimin e bërë në llogarinë e klubit në rrjetet sociale thuhet: "Mirë se erdhe profesor. Klubi ynë ka rënë dakord me Nicolas Anelka-n për postin e shefit ekzekutiv. E mirëpresim Nicolas Anelka-n dhe i urojmë suksese".
44-vjeçari Anelka, i cili gjatë karrierës së tij futbollistike luajti për skuadra të rëndësishme si Paris Saint-Germain, Arsenal, Real Madrid, Liverpool, Manchester City, Chelsea dhe Juventus, në vitin 2005 nënshkroi kontratë edhe me Fenerbahçe-n.
Anelka, i cili ka punuar si lojtar-trajner në Shanghai Shenhua në Kinë dhe Mumbai City në Indi, pas tërheqjes nga futbolli ka punuar si konsulent në ekipin holandez Roda dhe si trajner në ekipin e të rinjve të përfaqësueses franceze Lille.
Në vitin 2021, Anelka për një kohë të shkurtër shërbeu si drejtor sportiv i Hyeres, një nga ekipet e Ligës së 4-të franceze.