Villas-Boas në fund të sezonit largohet nga Zenit
Villas-Boas ka kërkuar madje këtë verë të largohet nga posti i trajnerit të kampionit rus, por nuk u lejua nga udhëheqësit e klubit
![Villas-Boas në fund të sezonit largohet nga Zenit](https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/Contents/2015/09/10/thumbs_b_c_313d620958db7b3004faceaabb91c915.jpg)
MOSKË (AA) - Trajneri portugez, Andre Villas-Boas ka bërë të ditur se në fund të sezonit do të largohet nga Zeniti nga Sent Petersburgu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Villas-Boas ka kërkuar madje këtë verë të largohet nga posti i trajnerit të kampionit rus, por nuk u lejua nga udhëheqësit e klubit. Ky sezon për portugezin nuk ka filluar aq mirë sepse u pezullua për gjashtë ndeshje për shkak të sulmit ndaj një personi zyrtar.
Shumë media evropiane gjatë verës e kanë lidhur Villas-Boasin me klube të ndryshme, duke përfshirë edhe Real Madridin, por Zeniti nuk lejoi largimin e tij. Tani për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar se nuk do të vazhdojë kontratën dhe se do të largohet në fund të sezonit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.