Sport, aktualiteti-sportiv, archive

Villas-Boas në fund të sezonit largohet nga Zenit

Villas-Boas ka kërkuar madje këtë verë të largohet nga posti i trajnerit të kampionit rus, por nuk u lejua nga udhëheqësit e klubit

10.09.2015 - Përdıtësım : 10.09.2015
Villas-Boas në fund të sezonit largohet nga Zenit

MOSKË (AA) - Trajneri portugez, Andre Villas-Boas ka bërë të ditur se në fund të sezonit do të largohet nga Zeniti nga Sent Petersburgu, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Villas-Boas ka kërkuar madje këtë verë të largohet nga posti i trajnerit të kampionit rus, por nuk u lejua nga udhëheqësit e klubit. Ky sezon për portugezin nuk ka filluar aq mirë sepse u pezullua për gjashtë ndeshje për shkak të sulmit ndaj një personi zyrtar.

Shumë media evropiane gjatë verës e kanë lidhur Villas-Boasin me klube të ndryshme, duke përfshirë edhe Real Madridin, por Zeniti nuk lejoi largimin e tij. Tani për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar se nuk do të vazhdojë kontratën dhe se do të largohet në fund të sezonit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın