Xhudistja kosovare Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës për herë të tretë
Xhudistja Krasniqi, e cila ka dy medalje olimpike, në finalen e këtij kampionati mposhti italianen Odette Giuffrida

Prishtinë
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur për herë të tretë në karrierën e saj kampione e Evropës në xhudo, transmeton Anadolu.
Siç bëri të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), Krasniqi u shpall kampione në kategorinë deri në 52 kilogram në Kampionatin Evropian të Xhudos për Senior, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Xhudistja Krasniqi, e cila ka dy medalje olimpike, në finalen e këtij kampionati mposhti italianen Odette Giuffrida.
Në Kampionatin Evropian të Xhudos, ku Kosova po përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Laurine Gashi dhe Dardan Cena, po marrin pjesë garues nga dy kontinente, 48 shtete, 414 garues, nga të cilët 229 meshkuj dhe 185 femra.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.