Ylli i basketbollit Stephen Curry arrin 25.000 pikë në karrierë
36-vjeçari Curry ka shënuar mesatarisht 24,4 pikë, 6,2 asistime dhe 4,5 kërcime në 54 ndeshje këtë sezon.

Istanbul
Basketbollisti i Golden State Warriors, Stephen Curry, u bë lojtari i 26-të në historinë e NBA që ka shënuar 25.000 pikë në karrierë, raporton Anadolu.
Të dielën, gardisti 36-vjeçar arriti momentin historik gjatë çerekut të tretë në fitoren 115-110 kundër Detroit Pistons.
“Të jep ndjenjën sikur 25.000 trepikësha në fakt. Është dinamit. Natë pas nate. Sonte nuk ishte një natë e mirë gjuajtjeje për të. Por më pëlqeu që ai luajti pavarësisht lodhjes dhe një mbrojtjeje fizike dhe arriti në vijë 12 herë”, tha trajneri i Warriors, Steve Kerr.
“Ai ishte i shkëlqyer në një natë kur nuk pati gjuajtje dhe ai ishte ende i shkëlqyer. Kjo është shenja e një lojtari të madh”, shtoi ai.
Curry ka shënuar mesatarisht 24,4 pikë, 6,2 asistime dhe 4,5 kërcime në 54 ndeshje këtë sezon.
Curry, 11 herë në All-Star në NBA, ka fituar dy çmime të Lojtarit më të Vlefshëm (MVP) dhe katër tituj të NBA-së (2015, 2017, 2018 dhe 2022).
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.