Alma Çekovic
23 korrik 2019•Përditësim: 26 korrik 2019
Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane deklaroi se futbollisit i Uellsit, Gareth Bale ka refuzuar të luaj në ndeshjen kundër Bayernit të Mynihut në Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve në Houston të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Reali të shtunën pësoi disfatë nga Bayerni me rezultatin 3:1 ndërsa trajneri Zinedine Zidane bëri të ditur se Bale nuk ishte pjesë e skuadrës pasiqë është "pranë ikjes", dhe se kjo do të ishte "më mirë për të gjithë".
Jonathan Barnett, agjenti i Gareth Bale kritikoi deklaratën e Zidane duke thënë se "nuk ka apak respekt për lojtarin që ka bërë shumë për klubin".
Megjithatë, trajneri i Realit dëshiroi të sqarojë situatën duke shtuar se kurrë nuk ka shprehur mosrespekt ndaj askujt, posaçërisht jo ndaj lojtarëve.
"Përherë e kam thënë të njëjtën, lojtarët janë më të rëndësishmit këtu. Nëse lojtari është këtu unë do të jem me të. E dyta, kam thënë se klubi përpiqet të gjejë zgjidhje për Gareth. Gjëja e tretë nuk luajti atë ditë sepse nuk ishte përgatitur për ndeshjen dhe nuk deshi. Ai aktualisht është lojtar i Realit dhe do të trajnojë me ne. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë", ka thënë Zidane para ndeshjes me Arsenalin, e cila në program është të mërkurën.
Bale në vitin 2013 erdhi në Real Madrid nga Tottenhami për vlerën rekorde prej afër 100 milionë euro.