Turqia, Shkencë dhe Teknologji

“Droni reporter” i prodhuar nga Anadolu fluturon në festivalin TEKNOFEST

Vizitorët në ngjarjen kryesore të teknologjisë në Türkiye u informuan rreth detajeve mbi dronin, i cili u fluturua nga ekipi ‘Anadolu Drone Racing’. Droni u ofron përdoruesve mundësinë për të përgatitur transmetime të drejtpërdrejta

Gökhan Ergöçün  | 02.10.2024 - Përdıtësım : 03.10.2024
“Droni reporter” i prodhuar nga Anadolu fluturon në festivalin TEKNOFEST Foto: Ali Kemal Zerenli/AA

Adana

“Droni reporter”, i prodhuar nga Anadolu, është prezantuar në ngjarjen e madhe të teknologjisë dhe hapësirës ajrore TEKNOFEST, që po mbahet në qytetin jugor turk Adana.

Vizitorët në ngjarjen kryesore të teknologjisë në Türkiye u informuar rreth detajeve mbi dronin, i cili u fluturua nga ekipi ‘Anadolu Drone Racing’.

Droni, i cili ka një funksion me kamerë të dyfishtë, u ofron përdoruesve mundësinë për të përgatitur transmetime të drejtpërdrejta.

Ai ofron komoditet në fluturimet në distanca të gjata me një veçori shpejtësie, si dhe është projektuar me një kosto më të ulët se produktet e tjera të kategorisë së tij.

Piloti i dronit nga ekipi ‘Anadolu Drone Racing’, Emrullah Yılmaz, tha se ai është përdorur nga gazetarët e Anadolu-s për ndjekjen e lajmeve.

Yılmaz tha se droni mund të lëvizë lehtësisht në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Ai theksoi se qëllimi i ekipit të tij është të eliminojë varësinë e Anadolu-t nga dronët e huaj dhe t’i mundësojë stafit të agjencisë të përdorë dronët në terren me reflekse më të mira.

“Droni reporter”, bëri të ditur ai, gjithashtu është krijuar për të hyrë në zona më të ngushta, me qëllim për të ofruar avantazhe për gazetarët.

Festivali TEKNOFEST do të zgjasë deri të dielën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın