Ekip
01 Nëntor 2015•Përditësim: 02 Nëntor 2015
TIRANË (AA) – Sipas rezultateve jozyrtarë Partia më e madhe në Turqi, AK Parti ka siguruar qeverisjen e vetme në këtë vend duke siguruar një fitore të madhe. Pas këtyre rezultateve qytetarë të shumtë në të gjithë qytetet e Turqisë, por jo vetëm, pasi edhe jashtë vendit kanë dale në rrugë duke festuar për këtë fitore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në shumë qytete të Turqisë si, kryeqytetin Ankara, Stamboll, Konya, Kayseri, Bursa, Izmir dhe qytete të tjera të mëdha në vend ka patur manifestime të madhe si rrjedhojë e këtyre rezultateve.
Qytetarët të cilët po festojnë nga mënyrat më të ndryshme përmes autokolonave dhe fishekzjarrëve i kanë dhënë një tjetër ngjyrë rrugëve në vend.
Në Turqi sot u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mbi 96 përqind të votave janë numëruar tashmë, dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) ka siguruar një fitore të madhe. Nga këto rezultate, AK Partia ka marrë 49.38 përqind me 315 deputetë.
Partia e parë opozitare Partia Popullore Republikane (CHP) deri më tani ka 25.35 përqind të votave, me 134 mandate.
Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) e opozitës ka marrë 11.97 për qind të votave me 42 deputetë, ndërsa Partia Popullore pro-kurde (HDP) 10.39 për qind, me 59 deputetë.
Ndërkohë 3.86 kanë marrë partitë e tjera të vogla, që nuk përkthehet në asnjë mandat deputeti.
Parlamenti turk ka një total prej 550 deputetësh, ndërkohë për formimin e qeverisë kërkohet një shumicë, minimumi prej 276 mandatesh parlamentare.
Në këto zgjedhje morën pjesë gjithsej 16 parti politike dhe 21 kandidatë të pavarur, ndërsa AK Parti që nga themelimi i saj në gusht të vitit 2001, fitoi në të gjitha zgjedhjet e mbajtura në vend.