Sergen Sezgin
04 Dhjetor 2016•Përditësim: 04 Dhjetor 2016
BURSA (AA) – Në qytetin turk Bursa, këtë mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku i pazakontë në të cilën një makinë përfundoi deri në shkallët që çojnë në stacionin e metrosë, raporton Anadolu Agency (AA).
Aksidenti ka ndodhur në qarkun Osmangazi, kur shoferi 32-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe u sul drejt hyrjes së stacionit të metrosë Merino.
Shoferi pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në spital, kurse shërbimet kompetente pas përpjekjeve disa orëshe arritën të tërheqin makinën nga shtyllat e shkallëve të stacionit të metrosë.
Policia tha se bëhet fjalë për një shofer të pashkathët, të cilit i është marur patenta dy muaj më parë, pasi që kishte shkaktuar një seri të aksidenteve të trafikut dhe kishte tejkaluar 100 pikë negative.