Ambasadori i Kosovës në Ankara i dorëzon letrat kredenciale presidentit Erdoğan
Në pritjen që u mbajt në Kompleksin Presidencial, ambasadori Vrenezi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk

Ankara
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Ankara, Agon Vrenezi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pritjen që u mbajt në Kompleksin Presidencial, ambasadori Vrenezi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk.
Pas prezantimit të ambasadorit Vrenezi, bashkëshortes, vajzës së tij dhe disa pjesëtarëve të ambasadës së Kosovës, ata u fotografuan me presidentin Erdoğan.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.