Anija franceze ‘Paris 2’ e Luftës së Parë Botërore magjeps zhytësit në bregdetin mesdhetar të Türkiyes
Me praninë e saj të çuditshme dhe mistike, anija ‘Paris 2’ është kthyer në një destinacion kryesor për zhytësit dhe entuziastët e historisë, duke marrë njohjen si ndër 100 vendet më të mira të zhytjes në botë

Antalya
Anija luftarake franceze ‘Paris 2’, e cila u fundos gjatë Luftës së Parë Botërore në bregdetin turk të Kemerit në provincën Antalya, magjeps zhytësit dhe vizitorët me bukurinë e saj, raporton Anadolu.
E vendosur 30 metra nën sipërfaqe, rrënojat shekullore shtrihen 50 metra në gjatësi dhe 8 metra në gjerësi, duke peshuar gjithsej 551 tonë. Pasi është pajisur për betejë, struktura e anijes akoma mban gjashtë topa kundër avionëve gjuajtës dhe dy tuba ‘torpedo’.
Me praninë e saj të çuditshme dhe mistike, anija ‘Paris 2’ është kthyer në një destinacion kryesor për zhytësit dhe entuziastët e historisë, duke marrë njohjen si ndër 100 vendet më të mira të zhytjes në botë.
Anija e mbytur vazhdon të tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota, duke ofruar një pamje unike të trashëgimisë detare të fillimit të shekullit të 20-të.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.