Ayşe Hümeyra Atılgan
01 Mars 2017•Përditësim: 02 Mars 2017
ANKARA (AA) – Nënkryetari i Parlamentit të Turqisë, Ahmet Aydin ka akuzuar të mërkurën Asamblenë Parlamentare të Këshillt të Evropës (PACE) se “ka ngelur vetëm pak që të merret peng e tëra nga njerëzit me axhendë antiturke”, raporton Anadolu Agency (AA).
Aydin tha se Turqia në mënyrë të padrejtë është vënë në qendër të kritikave.
“Ne mendojmë se intenca që të diskutohet për Turqinë si temë kryesore duke u bazuar në raporte lidhur me funksionimin e institucioneve demokratike të shtetit nuk janë qëllim mira”, tha ai.
Vërejtjet e tij u bënë gjatë takimit në Ankara me raportuesin e PACE-s, Jordi Xucla.
Aydin tha se Turqia është në kontakte të vazhdueshme me Këshillin dhe se u kushton vëmendje të madhe raporteve të tij, por shtoi se “në takimet me PACE-n, Turqia ka pranuar kritika të ashpra të bazuara në pohime të paargumentuara”.
“Ne presim nga Këshilli i Evropës të bëjë që populli turk të mos humb besimin në Evropën nga shkaku i kritikave të paarsyeshme të cilat mbështesin terrorizmin”, tha ai.
Xucla, vizita e të cilit u bë tetë muaj pas tentativës së përgjakshme për puç, nga ana e tij shprehu solidarizim me Turqinë në luftën e saj për demokraci.