Can Erözden
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
DIYARBAKIR (AA) – Një polic ka rënë dëshmor gjatë operacionit kundër terroristëve të PKK-së në provincën Diyabakir të Turqisë, bëjnë të ditur burime policore, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia dhe xhandarmëria po kryejnë një operacion të mbështetur nga helikopterë në qarkun Sur me qëllim të eliminimit të terroristëve të PKK-së, duke hequr pengesat, duke mbushur kanale dhe duke shkatërruar eksplozivët-kurth.
PKK-ja, e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e vet të armatosur në fund të korrikut.
Që atëherë, sipas shifrave zyrtare rreth 195 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë rënë dëshmorë, ndërsa më shumë se 1,700 terroristë janë vrarë.