Ahmet Sertan Usul
28 Janar 2018•Përditësim: 28 Janar 2018
ANKARA (AA) - Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë Bekir Bozdağ deklaroi se qëllimi i operacionit "Dega e Ullirit" nuk është përfitimi i tokave në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
"Qëllimi i këtij operacioni (Operacioni Dega e Ullirit) nuk është përfitimi i tokave në Siri. Sepse ne nuk e kemi syrin në tokat e askujt. Qëllimi i këtij operacioni është të pastrojë rajonin nga terrorizmi dhe ta shndërrojë atë në vend të sigurtë. Ky operacion po realizohet dhe do të realizohet duke respektuar shtetin e Sirisë, integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin politik sirian", tha Bozdağ.