Nazlı Yüzbaşıoğlu
21 mars 2022•Përditësim: 22 mars 2022
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me shefin e diplomacisë së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abdullah bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Biseduam për tema bilaterale dhe rajonale, kryesisht zhvillimet në Ukrainë”, tha Çavuşoğlu në Twitter pas takimit.
Takimi u zhvillua në Abu Dhabi, ku Çavuşoğlu ndodhet për një vizitë zyrtare si mysafir nderi i Forumit të 16-të të Ambasadorëve dhe Përfaqësuesve të Misioneve Diplomatike të Emirateve të Bashkuara Arabe.