Sultan Çoğalan
27 Shtator 2016•Përditësim: 27 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi se elementet e YPG-së tashmë ende ndodhen në Munbic, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në operacionin në Munbic, kur aleati ynë SHBA-të thanë se elementet e YPG-së duhet të marrin pjesë nga prapa me arsye logjistike, ne thamë se kjo është politikë e gabuar. Por, pastaj me një kusht dhamë konfirmim. Menjëherë pasi të përfundojë operacioni në Munbic, pjesëtarët e YPG-së do të shkojnë pas lumit Eufrat. Kjo nuk do të thotë se ne jemi dakord me politikat e tyre të cilat i zbatojnë atje. Elementet e YPG-së tashmë ende ndodhen në Munbic", tha Çavuşoğlu.