Sinan Uslu,Arif Yavuz
08 Tetor 2017•Përditësim: 08 Tetor 2017
AFYONKARAHISAR (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu mbrëmë në qytetin turk Afyonkarahisar deklaroi se qëllimi i dërgimit të forcave në Idlib të Sirisë është për të ndërprerë tërësisht luftimet atje, raporton Anadolu Agency (AA).
"Qëllimi ynë është që plotësisht të ndalojmë luftimet dhe të lehtësojmë procesin politik. Astana është një platformë e mirë për ndalimin e luftimeve por tani synojmë që të ngjallim procesin e Gjenevës", tha Çavuşoğlu në lidhje me dërgimin e forcave të armatosura turke (TSK) në qytetin sirian Idlib, zbatimi i së cilës pritet të bëhet sipas marrëveshjes midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.
Çavuşoğlu duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Afyonkarahisar ku po merr pjesë në takimin e 26 të rregullt të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), theksoi se sot ka zhvilluar bisedë telefonike me krerët e diplomacisë së SHBA-së dhe Iranit, ku kanë diskutuar çështjet e ndërsjella dhe situatën në Irak dhe Siri.
Çavuşoğlu në pyetjen e gazetarëve në lidhje me kohën se kur do të hyjë ushtria turke në Idlib theksoi se në disa rajone në Siri do të vendosen misionet e vëzhgimit të Rusisë, Iranit si dhe Turqisë.
"Kjo është kështu për shkak se të gjitha garantojnë armëpushimin. Në Idlib, shumicën e përbëjnë pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane, aty ka civilë nga Halepi dhe pjesë të tjera. Ka dhe elemente radikale ashtu si edhe në rajonet tjera, por u kemi thënë rusëve dhe të tjerët që të mos bombardojnë tërë rajonin nga ajri për shkak se pësojnë edhe civilët", tha ai.
"Terroristët duhet të locohen dhe lufta kundër tyre duhet të bëhet në mënyrë precize. Qëllimi ynë është që plotësisht të ndalojmë luftimet dhe të lehtësojmë procesin politik. Astana është një platformë e mirë për ndalimin e luftimeve por tani synojmë që të ngjallim procesin e Gjenevës", ka thënë Çavuşoğlu.
Ministri turk shtoi se lëvizjet e njësive turke do të përcaktohen në bazë të të dhënave të inteligjencës dhe vendimeve të Komandës Supreme.