Turqia

Çavuşoğlu takohet me Lavrovin në Ankara

Ministrat do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Ukrainë dhe Siri

Zlatan Kapic  | 08.06.2022 - Përdıtësım : 08.06.2022
Çavuşoğlu takohet me Lavrovin në Ankara

Ankara

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu u takua sot në Ankara me homologun e tij rus Sergey Lavrov, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrat do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Ukrainë dhe Siri.

"Bisedimet intensive të nivelit të lartë kanë vazhduar. Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan kanë folur me telefon nëntë herë që nga fillimi i këtij viti", thuhet në një deklaratë të mëparshme të Ministrisë së Jashtme ruse.

Më tej u bë e ditur se kanë vazhduar kontaktet mes ministrive dhe institucioneve ruse dhe turke.

"Ministrat do të diskutojnë për situatën në Ukrainë, Kaukazin e Jugut, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Azinë Qendrore dhe Detin e Zi. Të dy ministrat do të diskutojnë për situatën aktuale të krizës në Ukrainë dhe do të shkëmbejnë mendime mbi mundësinë e rifillimit të bisedimeve të paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se do të diskutohet edhe për çështjen siriane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.