Ahmet Furkan Mercan
29 nëntor 2019•Përditësim: 29 nëntor 2019
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, mësohet se Çavuşoğlu dhe Stoltenberg kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Në kuadër të bisedës janë trajtuar përgatitjet për samitin e NATO-s që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Britaninë e Madhe.