Turqia

Çelik kritikon përdorimin e termit “luftëtar kurd” për terroristët

Çelik u shpreh se “është një qasje mizore për të prezantuar organizatën terroriste si përfaqësuese e popullit kurd”

Faruk Zorlu  | 19.03.2018 - Përdıtësım : 19.03.2018
Çelik kritikon përdorimin e termit “luftëtar kurd” për terroristët

Ankara

ANKARA (AA) – Ministri i Republikës së Turqisë për Çështje të Bashkimit Evropian (BE), Ömer Çelik, ka deklaruar se përdorimi i termit “luftëtar kurd” në vend të terrorist i PYD/PKK-së është një përpjekje për të legjitimuar terrorizmin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes rrjeteve sociale, Çelik u shpreh se “është një qasje mizore për të prezantuar organizatën terroriste si përfaqësuese e popullit kurd”.

“Ata që nuk e njohin PYD/PKK-në si një organizatë terroriste mendojnë se kundër-terrorizmi është luftë e markuar. PYD/YPG është e barabartë me PKK-në. Rimarkimi nuk ndryshon karakterin e të qenurit organizatë terroriste”, shkroi Çelik.

Në postimet e bëra në gjuhën turke në rrjetin social Twitter, ministri poashtu kritikoi përdorimin e fëmijëve kurdë për objektiva politike.

“Është e qartë se ata që i japin armë organizatave terroriste duan të përdorin fëmijët kurdë për ambiciet e tyre politike. Organizatat terroriste PKK/PYD/YPG janë duke vepruar si gjahtarë”.

Ministri poashtu tha se, “PKK/PYD/YPG janë organizata terroriste. Nëse dikush po përdor një atribut etnik, atëherë kjo po bëhet për të kryer një qëllim themelor nëpërmjet terrorizmit”.

PKK është renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, si dhe nga SHBA-të dhe BE-ja. Në fushatën e saj terroriste kundër Turqisë prej tre dekadash, më shumë se 40 mijë njerëz janë vrarë.

Që kur grupi rifilloi fushatën e saj të armatosur në korrik të vitit 2015, më shumë se 1.200 njerëz, përfshirë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe civilë, kanë humbur jetën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın